Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes ua kujton atyre të PDK-së rastin e rrahjes së policëve nga djemtë e Adem Grabovcit

0
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është duke vazhduar debati. Policia – është shndërruar në “mollë sherri” ndërmjet deputetëve – shkruan Kosova.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Dimal Basha, ua ka kujtuar deputetëve të PDK-së se, “keqmenaxhimi” i ka sjellë policët këtu ku janë. Për më shumë, ua ka kujtuar atyre rastin kur djemtë e Adem Grabocit i kanë rrahur policët, ndërsa këta nuk janë ngritur në parlament për t’i mbrojtur me kaq “zell”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bekim Haxhiut, i cili u ka thënë deputetëve të Vetëvendosjes se po përpiqen të fitojnë vota në kurriz të PDK-së.

Por në replikën e tij, Basha, ia ka kujtuar se LV është renditur e para sepse: “populli po do ta luftojë krimin dhe korrupsionin”./Kosova.info/

Lexo të tjera