Lajme

Deputeti i VV-së nervozohet me mediat pse raportuan për emërimin e xhaxhait të Konjufcës

0
deputeti-i-vv-se-nervozohet-me-mediat-pse-raportuan-per-emerimin-e-xhaxhait-te-konjufces

Me anë të një postimi në Facebook,  Dugolli i ka sulmuar mediat që raportuan, duke aluduar në faktin se një gjë e tillë nuk përbën lajm, shkruan lajmi.net.

“E paskan “zbuluar” ujin e nxehtë”, ka shkruar ai.

Madje këtë punësim familjar ai e konsideron krejt normal, pasi që sipas tij xhaxhai i Konjufcës është një njeri profesional.

Postimi i plotë:

Shumë zhurmë për asgjë

Disa portale paskan filluar të krijojnë “lajm” se si ministri i Mbrojtjes e paska marr këshilltar politik një të afërm të kryeparlamentarit Konjufca.

E paskan “zbuluar” ujin e nxehtë.

Rabit Konjufca

është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së. Pas pensionimit u shqua si aktivist i LV-së, dhe si njeri profesional dhe i ngritur edhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje dhe Siguri dhe tani natyrshëm këshilltar politik në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Eksperienca, dija dhe ndershmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Është për keqardhje kjo tendenca e disa portaleve kur mundohen të krijojnë mjegull kur situata është e çiltër kristal.

Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë (edhe pse besoj e dijnë), se këto poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, përveçse duhet të jenë profesional, të ndershëm e punëtor, duhet të jenë të besueshëm edhe politikisht.

Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?. /Lajmi.net/

Lexo të tjera