Lajme

Deputeti Ismaili: Po diskutohet për të pagjeturit, është neveritëse mungesa e kryeministrit Hoti në seancë

0
deputeti-ismaili:-po-diskutohet-per-te-pagjeturit,-eshte-neveritese-mungesa-e-kryeministrit-hoti-ne-seance

Ismaili tha se është e dhimbshme se si familjarët e të pagjeturve për çdo telefonatë që marrin nga ndonjë numër i panjohur shpresojnë se është dikush që u jep informacione për familjarët e tyre.

“Miku im më tregoi se çdoherë që pranon ndonjë telefonatë nga numër i panjohur kanë shpresë se mos dikush po i informon diçka për familjarët e pagjetur. Kjo tregon për gjendjen emocionale në të cilën gjenden familjarët e të zhdukurve në Kosovë. Prandaj kjo seancë duhet të jetë e mirëpritur edhe nga Qeveria e jo seanca të karakterizohet si politike. Duhet të jetë seancë ku kryeministri Hoti dhe e gjithë Qeveria do të duhej të ishin këtu. Mungesa e tij këtu e tregon se me çfarë serioziteti po e merr këtë situatë. Sepse s’po flasim për një projekt të thjeshtë, por për një problem shtetërorë. Më vie keq për faktin që përpos Dritonit, këtu nuk është as kryeministri e as ministrat e tjerë”, tha Ismaili, transmeton lajmi.net.

Ismaili shtoi se varrezat në Serbi të cilat po dalin tani e ku po bëhen gërmime, tregojnë se krimet jo vetëm që kanë ndodhur, por është tentuar edhe t’i fshehin.

“Nuk ishte vetëm Qeveria e Millosheviqit, por kemi dëgjuar se edhe Gjingjiq ka thënë se duhet mbajtur fshehur, e tani është edhe Ivica Daçiq që tenton të mbyll çfarëdo diskutimi që ka të bëjë me varrezat e shqiptarëve në Serbi. Dihet mirë se kurdo herë që çfarëdo OJQ-je ka tentuar ta hetojë këtë, Serbia ka tentuar në anën tjetër të mbyll atë hetim. Është traditë e gjatë e Serbisë për të mbyllur çfarëdo hetimi për viktimat shqiptare në Serbi. Çfarë është e çuditshme është indiferenca e kryeministrit. Pra ku gjendet kryeministri i Kosovës, ku është Qeveria jonë sot? Është neveritëse mungesa e tij këtu. Ka takim në ora 12:00 tha, pse pra nuk qëndroi deri pak më parë ose pse nuk kërkoi që të shtyhet. Këtu s’po flasim për një projekt apo një rrugë ku mund të flas edhe zv/kryeministri apo ministri, por për po diskutohet për çështje ku personi që gjendet në tavolinë të bisedimeve është kryeministri”, shtoi ai./Lajmi.net/

Lexo të tjera