Lajme

Dëshmi të reja për varrezat masive të shqiptarëve në Serbi: Veljovic e di vendndodhjen e tyre

0

Në shtetin e Serbisë ka plasur skandali me fshehjen e varrezave masive të shqiptarëve, krejt kjo u zbulua aksidentalisht nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, ku në një emision kërcënoi serbët që po tregojnë për këto varreza, shkruan Gazeta Metro.


Ishte Dacic ai i cili shtyri shumë serbë të tregojnë se janë kërcënuar nga shteti për mos të treguar për vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve.

Këto varreza masive të shqiptarëve shteti i Serbisë është munduar që ti fsheh tash e më shumë se 20 vite, krejt kjo për t’iu shmangur të vërtetës dhe krimet e gjenocidin që kanë kryer ndaj shqiptarëve.

Tani është deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla i cili ka vazhduar të publikojë dokumente që faktojnë krimet serbe ndaj kosovarëve.

Syla ka shkruar se ko dokumente janë vetëm një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit që supozohet se i di vrasësit e vëllezërve Bytyqi.

Në këto dokumente përmendet dëshmitari me inicialet D.F., i cili në vitin 2001 ka qenë anëtar i Grupit Punues dhe ka marrë në pyetje më shumë se 30 persona për mbetjen mortore të shqiptarëve të gjetur në Danub.

Anëtar i këtij Grupi Punues ka qenë edhe Milorad Veljovic, i dili deri para dy viteve ka qenë Drejtor i Policisë së Serbisë dhe i cili përmendet nga kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Canak ku thotë se ai i di se ku janë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.

Po ashtu vlen të kujtohet se ish-kryeministri serb Zoran Dindic, kishte thënë se varrezat masive shqiptare duhet hetuar pa publicitet nga serbët, pasi “askush nuk do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë”.

Kujtojmë se mijëra familje në Kosovë nuk dijnë për fatin e personave me të dashur të tyre, ku shteti kriminal serb i mori ata dhe nuk dihet më për fatin e tyre.

Më poshtë keni disa dokumente të prezantuara nga deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ku flet rreth Milorad Veljovicit dhe varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.//gazetametro.net

https://www.facebook.com/471676613270055/posts/1060813164356394/?extid=0&d=n

Lexo të tjera