Lajme

Dështimi i drejtësisë – vetëm 4 serbë të dënuar për krime lufte në Kosovē

0

Përveç nga Gjykata Speciale, shumë shqiptarë janë dënuar për krime lufte edhe në Kosovë. Madje nga misioni i UNMIK-ut, së pari, pastaj EULEX-it dhe drejtësia vendore, që nga viti 1999 deri në vitin 2020, janë dënuar 35 shqiptarë për krime lufte, kurse vetëm 4 serbë.

Kadri Muharremi nga Krusha e Vogël, ishte vetëm një nga dëshmitarët kundër Darko Tasiqit.

Ai e dha tri herë dëshminë para Gjykatës në Prizren, ku u gjykua serbi Darko Tasiq, I cili javë më parë nga gjykata u dënua me 22 vjet burgim.

Banorët thonë se serbin Tasiq e kanë parë duke djegur kufoma për së gjalli, përderisa vendimin e gjykatës e cilësojnë qesharak.

“E kam parë me sytë e mi Tasiqin, duke e vozitë një kamion. Aty ka pas xhenaze por edhe viktima të gjalla, të cilët janë djegur me benzinë. Ai dënim është shumë I vogël, Tasiq është dashur të dënohet me burgim të përjetshëm”, thotë Tasiq.

Edhe pse jo ende me vendim të prerë, Darko Tasiq është një nga serbët e pakët që është dënuar për krime lufte në Kosovë.

Nga tetori i vitit 1999 deri në qershor 2020, nga gjyqtarë vendorë e ndërkombëtarë që kanë vepruar në Kosovë, për krime lufte janë dënuar plot 35 shqiptarë, vetëm 4 serbë, dhe një malazez.

Nga UNMIK-u në periudhën 2000-2008, janë ngritur 19 aktakuza ndaj shqiptarëve, tri ndaj serbëve, dhe një ndaj malazezëve. Prej të cilave, është dënuar vetëm një person.

Nga EULEX-i në vitiet 2009-2018, janë akuzuar 39 shqiptarë, 11 serbë dhe 1 malazez. Përderisa janë dënuar 38 persona.

Kurse, që nga viti 2016 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave vetëm një person është dënuar me vendim të prerë.

Këto statistika janë nxjerrë nga Instituti I Kosovës për Drejtësi, të cilët thonë se UNMIK-u, EULEX-i dhe institucionet e drejtësisë vendore, kanë dështuar në zbardhjen e krimeve të luftës.

“Kosova me mospverim mund të themi se ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, duke nisur gna UNMIK, EULEX dhe Prokuroria Speciale e Kosovës. Kjo casje e tillë e gabuar, ka bërë që të dështojmë në trajtimin e këtyre krimeve”, thotë Shala.

Gzim Shala shprehet se ka dëshmitarë që nuk janë intervistuar asnjëherë nga institucionet e drejtësisë.

“Dëshmitarët kanë qenë në Kosovë, nuk kanë qenë diku jashtë. Pra kemi të bëjmë me një mungesë efikasiteti, pasi këta dëshmitarë janë injoruar, e si pasojë cdo ditë e më shumë po vështirohet trajtimi i këtyre rasteve”, tha ai.

Në vitin 2015 në kuadër të Prokurorisë është krijuar edhe departamenti për krime lufte.RTK ka kërkuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me trajtimin e krimeve të luftës, por ata kanë zgjedhur të heshtin.

Në rreth 400 masakra në zona të ndryshme në Kosovë, forcat serbe llogaritet të kenë vrarë mbi 13 mijë shqiptarë, kanë dhunuar rreth 20 mijë gra, kurse të zhdukur llogariten mbi 1 mijë e 600 persona.

Lexo të tjera