Ekonomi

Dështimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, Gashi fajëson partnerët qeverisës dhe opozitën

0
deshtimi-i-ligjit-per-rimekembje-ekonomike,-gashi-fajeson-partneret-qeverises-dhe-opoziten

Ai në një konference për medie tha se edhe qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në marrjen e masave preventive për të parandaluar infektimin me C1OVID-19.

“Mbajtja e kësaj seancës u pamundësua nga veprimet e një pjese të partnerëve të koalicionit dhe opozitës. Opozita pamundësoi vendimmarrjet duke dhënë asnjë opsion”, tha Gashi.

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar projektligji në lexim të dytë në Komisionin për buxhet. Kështu që nuk pati vendimmarrje për t’u proceduar sot ky projektligj në seancën e jashtëzakonshme, dhe krahas këtij votimi dështoi edhe seanca e jashtëzakonshme.

Deputetët e LVV-së nuk morën pjesë në votim. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në asnjë aktivitet të Kuvendit për një javë, si akt solidar për atë që po ndodh me figurat e larta të UÇK në Speciale.

Për sot ishte paraparë seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, që mundëson edhe tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Trustit.

Kujtojmë, se më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky projektligj pas tentativës së shtatë. /kp

Lexo të tjera