Sport

Dështoi me David Silvën, Tare negocion me një tjetër futbollist të Man Cityt

0
deshtoi-me-david-silven,-tare-negocion-me-nje-tjeter-futbollist-te-man-cityt

Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Nicolas Otamendi, i cili nuk bën më pjesë në planet e Pep Guardiolës dhe pritet të lërë Manchesterin, ndërsa Tare është vënë menjëherë në lëvizje për ta veshur bardhekaltër.

Kartoni i Otamendit vlerësohet rreth 5 milionë euro dhe vetë mbrojtësit, Tare është gati t’i ofrojë 10 milionë euro në total për 3 sezone, ndërsa sipas raportimeve të mediave italiane, negociatat janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mund të vijohet me hapa konkretë.

Me Otamendin Lazio do të përforconte ndjeshëm prapavijën, aq më tepër këtë vit që rivaliteti në kampionatin italian është rritur ndjeshëm dhe skuadra bardhekaltër do të duhet të përfaqësohet denjësisht edhe në Ligën e Kampionëve, transmeton SS.

Kujtojmë që në muajin gusht klubi italian arriti një marrëveshje edhe me fantazistin spanjoll David Silva, por në mënyrë të befasishme ky i fundit vendosi të transferohet në kampionatin spanjoll, duke zgjedhur Real Sociedadin për të vijuar karrierën.

Lexo të tjera