Sport

Dështon marrëveshja me Juventusin, Suarez te rivali i madh nga Serie A?

0
deshton-marreveshja-me-juventusin,-suarez-te-rivali-i-madh-nga-serie-a?

Luis Suarez mund të zbarkojë në Serie A.

Sulmuesi i Barcelonës të enjten iu nënshtrua testit për pajisje me pasaportë italiane të cilin e kaloi me sukses, transmeton lajmi.net.

Testi ishte planifikuar me shpresë që ai të arrijë të sigurojë pasaportën italiane për të kompletuar transferimin në Juventus pasi Bianconerët nuk mund të regjistronin më tepër futbollistë jo-evropianë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, tani kur raportohet se Juventus ka arritur marrëveshje me Edin Dzekon duke u distancuar nga Suarez edhe për shkak të periudhës së gjatë të pritjes me mbi një muaj për pajisje me pasaportë italiane, në skenë ka dalë një klub i ri.

“Mundo Deportivo” raporton se Suarez mund të përfundojë në Inter. /Lajmi.net/

Lexo të tjera