Bota

Dhurata për tre vajzat: Miliarderi blen tre Ferrari të njëjtë, nga 180.000 euro secili

0
dhurata-per-tre-vajzat:-miliarderi-blen-tre-ferrari-te-njejte,-nga-180.000-euro-secili

Pa iu dridhur dora ai ka blerë tre super-makina në model të njëjtë Ferrari Portofino, për secilën nga tre vajzat e tij. Një prej vajzave të tij fatlume, Florence Ifeoluwa Otedola, e njohur ndryshe për fansat e muzikës si DJ Cuppy, tregonte treshen e makinëve në llogarinë e saj në Instagram.

27 vjeçarja ndante foton e tre motrave me tre makinat e reja, me rreth 6 milionë ndjekësat e saj.

Ajo vetë kishte zgjedhur një Portofino ngjyrë rozë me targë të personalizuar CUP 9Y, ndërsa dy motrat e saj Elizabeth Temi e Tolani Otedola kishin marrë respektivisht një makinë ngjyrë bronzi e një ngjyrë blu.

Tolani, motra e madhe Otedola është këngëtare.

Otedola është pronar i grupi të naftës Zenon Petroleum dhe Gas Ltd si dhe i një numri biznesesh të tjera.

Vlera e pasurisë së tij llogaritet në $1.85 miliardë dhe kjo e bën atë njeriun e 1,011 më të pasur në botë.

Lexo të tjera