Bota

‘Diego është Argjentina, ai do të jetojë përgjithmonë’ – Maradona lë një komb në zi, tifozët pushtojnë rrugët e Buenos Aires

0
‘diego-eshte-argjentina,-ai-do-te-jetoje-pergjithmone’-–-maradona-le-nje-komb-ne-zi,-tifozet-pushtojne-rruget-e-buenos-aires

Maradona la në pikëllim gjithë spektrin sportiv pasi ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Vdekja e legjendës së madhe argjentinase ka pikëlluar në masë të madhe tifozët argjentinas, të cilët kanë pushtuar rrugën e Buenos Aires.

Me parulla në duar, fotografi të Maradonës dhe thënie, tifozët kanë nderuar legjendën pas vdekjes së tij të pa-pritshme.

Tifozët ishin mbledhur në sheshin e njohur ku u mblodhën edhe për të festuar fitimin e Kupës së Botës të vitit 1986.

Përveç parullave dhe fotografive të Maradonës, nuk munguan as këngën në nderim të legjendës argjentinase.

Telegrafi më poshtë ua sjell disa nga fotografitë dhe videot e mbledhjes së tifozëve në qendrën e Buenos Airesit.

Lexo të tjera