Lajme

Digjet edhe një shtëpi në Prishtinë

0
digjet-edhe-nje-shtepi-ne-prishtine

Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit” ka thënë Borovci.

Në mbrëmjen e sotme nga zjarri u kaplua edhe një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. /Lajmi.net/

Zjarr në një objekt në lagjen Ulpiana në Prishtinë, policia jep detaje

Lexo të tjera