Lajme

Digjet një shtëpi në Komogllavë të Ferizajt, vdes 66 vjeçari brenda saj

0

Rreth orës 7 të mëngjesit sot në fshatin Komogllavë të Ferizaj është djegur një shtëpi, ku brenda saj ishte edhe një 66 vjeçar, i cili ka vdekur si apsojë e asfiksisë, shkruan Gazeta Metro.

Metro mëson se 66 vjeçari jetonte vetëm në shtëpi që disa kohë, dhe kjo nuk është hera e parë që atij i digjet shtëpia. Kjo pasi edhe afro dy muaj më parë i kishte ndodhur e njëjta gjë, mirëpo ia kishte dalur të shpëtojë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes  duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person të vdekur mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi”, thonë nga Policia në Ferizaj./gazetametro.net

Lexo të tjera