Lajme

Dikur ishte personi më i afërt i Albin Kurtit, sot Shkëlzen Gashi ish-shefin e tij e quan “demagog dhe person që flet palidhje”

0

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, është nervozuar shumë sot me ish-shefin e tij.


Ai në një status në Facebook, të Rron Gjinovcit, përveç që e ka quajtur populist ish-shefin, ka vazhduar tutje, duke e quajtur edhe demagog dhe person që flet palidhje.

Gashi, duke i replikuar një komentuesi i cili i tha se: “Këshu e paske këshilluar”, mohoi këtë duke i thënë se “ Jo une nuk e këshilloj askend me qene demagog e me fole palidhje”.

Këto komente erdhën pasi një qytetar tha për Kurtin se: “A u bë populist me këtë gjest apo e ka për Selimin”.

“Ndoshta s’u ba, por eshte, vetem i doli ne pah edhe nje here”, i ishte përgjigjur Gashi.

Krejt këto deklarata erdhën pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media kërkoi bashkim në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Prokuroria e Dhomave të Specializuar, në Hagë.

Ndryshe kreu i VV-së, ka thënë se akuzat për Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin janë të pavërteta, të pabesueshme dhe assesi të kenë ndodhur.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë, është se në UÇK ka ekzistuar një grup kriminal përbrenda, me shprehjen që ja jep kjo prokurori si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Pra, njëfarë strukture paralele kriminale brenda UÇK-së, thua se kemi pasur edhe UÇK edhe NPK, edhe ushtri çlirimtare edhe ndërmarre kriminale. Prokuroria e ka gabim, nuk ka pasur strukturë të tillë kriminale. UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm dhe drejtoritë përkatëse, zyrën e përfaqësuesit politik, Adem Demaçi, zonat operative, brigadat, batalionet, njësitë, e jo aty një strukturë paralele siç pretendon prokuroria. Ky lajmi i ri në Kosovë për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së, nuk është i vërtetë”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi./ Insajderi.org

 

 

 

Lexo të tjera