Ka disa që kanë mundësinë të zgjedhin më shumë se një kombëtare, dhe ky është rasti i Adama Traore, futbollistit të Wolves, i cili po jeton një situatë të pazakontë: ai është ftuar në të njëjtën kohë nga Spanja dhe Mali.
Traore, një lojtar që po bën emër në Premierligë me Wolves, ka lindur në Barcelonë (Spanjë), por prindërit e tij janë nga Mali, dhe ai ka mundësinë të zgjedh mes këtyre dy vendeve.
24 vjeçari, i cili më parë është ftuar dy herë nga Spanja, ende nuk ka bërë një debutim zyrtar, dhe kjo është arsyeja pse Mali ende mban shpresa në të.
Ai është pjesë e listës së Luis Enrique për ndeshjet e tetorit, pavarësisht nga fakti se është ftuar edhe nga Mohamed Magassouba, trajneri i Kombëtares së Malit.
Traore ende nuk ka vendosur pas pranimit të dy ftesave, por në Spanjë janë të sigurt se ai do të pranojë ftesën e tyre./Lajmi.net/