Rozë

Diona Fona nuk e di sa shkronja ka alfabeti shqip

0
diona-fona-nuk-e-di-sa-shkronja-ka-alfabeti-shqip

Këngëtarja shqiptare, Diona Fona, shumë e dashur për publikun shqiptar, duket se nuk e di sa shkronja ka alfabeti i gjuhës shqipe, shkruan lajmi.net.

Ishte një ndër të ftuarat e emisionit “Shiko kush luan”, ku në njërën nga lojërat, Luana Vjollca pyet këngëtaren, “Diona, sa shkronja ka alfabeti shqip?”, ndërsa Diona u përgjigj “32”.

Përgjigja ishte e Dionës padyshim që ishte gabim, ku la kolegët e saj ta korrigjonin duke dhënë përgjigjen e saktë “36”.

Askush nga kolegët e këngëtares nuk e mori si diçka tragjike përgjigjen e saj, pasi që Diona është lindur dhe rritur në Londër, prandaj ka shumë gjasë që i është ngatërruar numri në atë moment./Lajmi.net/

Lexo të tjera