BotaLajme

Disa minuta pas hyrjes në fuqi, shkelet armëpushimi në mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

0

Disa minuta pas hyrjes në fuqi, shkelet armëpushimi në Nagorno-Karabakh

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit në Nagorno-Karabakh, raporton Reuters.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje serioze të kushteve të armëpushimit në Nagorno-Karabakh të shtunën, duke ngritur pyetje se sa me kuptim është armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia.

Armëpushimi i arritur pas bisedimeve në Moskë kishte për qëllim t’i ndalonte luftimet dhe t’ua lejonte forcave armene në Nagorno-Karabakh dhe atyre të Azerbajxhanit të shkëmbenin viktimat dhe të burgosurit.

Bisedimet në Moskë janë bisedimet e para diplomatike mes dy vendeve.

Disa minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të saj.

Ministria e Drejtësisë e Armenisë ka akuzuar Azerbajxhanin për bombardim brenda Armenisë, derisa forcat armene në Karabakh tha se forcat azere kanë lëshuar një sulm pesë minuta pasi ishte arritur armëpushimi.

Azerbajxhani ka thënë se forcat armike në Karabakh kanë bombarduar territorin azer. Të dyja palët kanë mohuar akuzat e cila u kthye edhe në luftë fjalësh mes luftimeve fizike.

Lexo të tjera