Lajme

Diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë

0
rritje-e-numrit-te-rasteve-ditore-me-covid-19-ne-gjermani

Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ngjarja do të zhvillohet me fillim prej orës 11:00.

Disa nga çështjet të cilat synohet të trajtohen janë:

– Cilat ishin pritshmëritë dhe arritjet e marrëveshjes së Uashingtonit?

– Si do të garantohet implementimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët? A do të ketë diskutime të mëtejme lidhur me planin e zbatimit të saj?

– Çfarë statusi juridik ka kjo marrëveshje? A është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Pse nuk po ratifikohet në Kuvend?

– Si do të kontribuojë kjo marrëveshje drejtë njohjes reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë?

– Cilat janë elementet e procesit të ndërmjetësuar nga BE? A pritet të ketë pjesëmarrje të SHBA-ve në këtë proces?

– Si do të garantojë Kryeministri Hoti transparencën rreth këtij procesi? Po konsensusin në mes të spektrit politik?.

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirë informuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.

Kjo ngjarje do të organizohet në përputhje të plotë me rekomandimet dhe udhëzuesit e institucioneve shëndetësore për distancim dhe higjenë, për shkak të situatës me pandeminë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera