Lajme

Dita e zgjedhjeve, qytetarët në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut 2 orë më shumë mundësi lëvizjeje

0
dita-e-zgjedhjeve,-qytetaret-ne-podujeve-dhe-mitrovice-te-veriut-2-ore-me-shume-mundesi-levizjeje

Kjo ka ndodhur pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila është aprovuar nga institucionet përkatëse, shkruan lajmi.net.

Zgjatjen e orarit të lejimit të lëvizjes për këtë ditë në dy komunat ku mbahen zgjedhjet për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00. KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit.”, tha Elezi për lajmi.net.

Në anën tjetër, në kategorizimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë për komunat me rrezikshmëri, 21 komuna janë në zonën e kuqe, 15 në zonën e verdhë dhe 2 në zonën e gjelbërt. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera