Fun

Dogji familjen e tij pasi gruaja nuk pranonte të kryente seks çdo natë

0

Rowan Baxter, ish-lojtar i Rugby, dogji të gjallë bashkëshorten, tre fëmijët dhe veten duke lyer makinën brenda me benzinë dhe duke i vënë flakën.

Bashkëshortja e tij u nxor e gjallë nga makina, por për shkak të djegieve të marra nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për të zbuluar se çfarë e shtyu ish-lojtarin drejt kësaj tragjedie. Prindërit e bashkëshortes së tij, Hannas kanë zbuluar disa detaje tronditëse teksa po intervistoheshin nga një media australiane.

Ata treguan se vajza e tyre dhunohej nga bashkëshorti. “Nëse nuk kryenin marrëdhënie çdo natë, ai e kërcënonte me fëmijët”. Ata shtuan se Hanna e tyre e kishte frikë bashkëshortin dhe ndaj nuk mund ta denonconte në polici.

Dëshmi tronditëse ka dhënë dhe shoqja e Hannah-s, e cila është shprehur se ish-lojtari e keqtrajtonte dhe e kërcënonte me fëmijët nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale.

“Rowan kishte kontroll të tepruar mbi miken time. Ai abuzonte me të seksualisht çdo ditë dhe e kërcënonte se nëse ajo nuk do i bindej ai do të abuzonte edhe me fëmijët”,tregoi mikesha e të ndjerës.

Rowan e kishte kërcënuar bashkëshorten dhe e kishte paralajmëruar për ngjarjen e rëndë, mirëpo ajo nuk e kishte besuar dhe në datën 5 dhjetor ishte larguar prej tij.

Të mërkurën ajo u vra së bashku me fëmijët, teksa po i dërgonte për në shkollë aty ku sportisti i ndaloi duke u ulur në makinë për të kryer më pas krimin horror./Fjala.al

 

Lexo të tjera