Rozë

Dojna Mema në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar? Këto foto ‘ngatërruan’ mendjen e fansave

0
dojna-mema-ne-lidhje-me-kengetarin-e-njohur-shqiptar?-keto-foto-‘ngaterruan’-mendjen-e-fansave

Moderatorja Dojna Mema është gjithmonë në kërkim të të rejave nga personazhet e njohur, por për jetën e saj private nuk ka folur asnjëherë.

Nëse ju kujtohet, para shumë muajsh ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Vlashent Sata, por Dojna i hodhi poshtë këto thashetheme duke u shprehur se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët dhe asgjë më shumë se diçka profesionale.

Teksa i kishim hequr nga mendja këto thashetheme, pak ditë më parë moderatorja e njohur postoi një foto ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar: Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s : kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë.

Kurioziteti është i madh rreth personit që i ka vjedhur zemrën dhe që e dashuron, kujdeset dhe i bën foto të bukura, sikundër thotë ajo vetë.

Ashtu sikurse u aludua menjëherë pas fotos së publikuar prej saj dhe me sa kemi kuptuar nga rrjetet sociale fatlumi është pikërisht Vlashent Sata, sipas iconstyle.al

Lexo të tjera