Sport

Donnarumma dhe Hague pozitivë me Covid-19, humbin derbin me Romën

0
donnarumma-dhe-hague-pozitive-me-covid-19,-humbin-derbin-me-romen

Jens Petter Hague dhe Gianluigi Donnarumma janë lojtarët që do t’i mungojnë skuadrës për ndeshjen kundër Romës.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, dy lojtarët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell lajmi.net.

Donnarumma sigurisht se do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Milan.

Hague nuk planifikohej të luante nga minuta e parë, prandaj mund të konsiderohet si mungesë më e lehtë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet që Stefano Pioli do të bëjë në formacion. /Lajmi.net/

Lexo të tjera