Lajme

Dorëhiqet e dërguara e Biden për kufirin SHBA-Meksikë

0
dorehiqet-e-derguara-e-biden-per-kufirin-shba-meksike

Jacobson, një ish-ambasadore e SHBA në Meksikë dhe një diplomate shumë e respektuar karriere, tha në një intervistë se ajo gjithmonë kishte synuar të shërbente për 100 ditë dhe se ajo mendon se mund të largohet pasi administrata e Biden ka formuar ekipe për të punuar në çështjen e migracionit, raporton ATSh.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris u caktua kohët e fundit nga Biden për të mbikëqyrur diplomacinë me vende si Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi.

“Nuk ishte kurrë qëllimi im të kthehem në qeveri”, tha Jacobson për ”Los Angeles Times”.

Ajo u tërhoq më 5 maj 2018, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjes me presidentin e atëhershëm Donald Trump.

“Por, ndonjëherë ju merrni telefonatën që nuk mund t’i refuzoni”, shtoi ajo.

Lexo të tjera