Sport

Dortmund bindshëm ndaj Gladbach – ‘verdhezinjtë’ e nisin me fitore

0
dortmund-bindshem-ndaj-gladbach-–-‘verdhezinjte’-e-nisin-me-fitore

Në atë që pritej të ishte një derbi i vërtetë edhe në fushën e blertë, Borussia Dortmund dominoi skuadrën e Borussia Monchengladbach, shkruan lajmi.net.

BVB regjistroi fitore me rezultat 3:0, falë edhe performancës së shkëlqyer të Erling Haaland.

Reyna shënoi golin e parë të ndeshjes, kur luhej minuta e 35’, pas asistimit të Bellingham.

Haaland vulosi fitoren e Dortmund me golat e shënuar në minutën e 54’ dhe atë të 77’.

Kështu, Dortmund arkëtojnë tri pikët e para të sezonit, kurse për Gladbach sezoni nuk nisi sipas planeve. /Lajmi.net/

Lexo të tjera