Afati kalimtar i futbollistëve mbyllet nesër, kurse Borussia Dortmund do të synojë një lëvizje për mbrojtjen në këto orë të fundit.
Sipas raportimeve të ‘RAC1’, mbrojtësi i Barcelonës, Jean Clair Todibo, është duke zgjuar interesimin e Dortmund, transmeton lajmi.net.
Lojtari nuk është në planet e Ronald Koeman dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Edhe dëshira e Barcelonës është që ta shesin kartonin e lojtarit.
Interesim për të ka edhe nga futbolli anglez, me skuadrën e Fulham që ka sytë kah ai. /Lajmi.net/