Sport

Dortmund përgatitet për shitjen e Haaland në verë, gjen pasuesin

0
dortmund-pergatitet-per-shitjen-e-haaland-ne-vere,-gjen-pasuesin

Norvegjezi ka shkëlqyer te klubi gjerman që nga viti i kaluar duke shënuar 43 gola në 44 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Top klubet e Premierligës, si Manchester City, United, Chelsea dhe Liverpool thuhet se e duan sulmuesin, derisa ka raportime se edhe Real Madrid është duke e vëzhguar.

Drejtori i Dortmund, Hans-Joachi Watzke së fundmi ka sugjeruar që klubi gjerman ta shesë Haaland dhe ta zëvendësojë me ndonjë lojtarë tjetër për një vlerë të lartë që do i largonte nga kriza financiare.

Sipas Eurosport, Dortmund planifikon ta zëvendësojë 20-vjeçarin gjatë verës së ardhshme.

Talenti i Sevillas, Youssef En-Nesyri që ka realizuar 13 gola këtë edicion në La Liga thuhet se do jetë një ndër lojtarët që pëlqehet nga Dortmund./Lajmi.net/

Lexo të tjera