Sport

Drafti 2020 i NBA mund të shtyhet për herë të dytë

0
drafti-2020-i-nba-mund-te-shtyhet-per-here-te-dyte

Pas problemeve që erdhën këtë vit nga pandemia Covid-19, NBA ka parë kalendarin të tollovitet.

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent në ShBA, rrjedhimisht edhe rreziku nga ai vazhdon të jetë aty.

Si pasojë, sipas raportimeve nga ShBA, drafti 2020 i NBA pritet të shtyhet përsëri, transmeton lajmi.net.

Drafti ishte rivendosur në kalendar për datën 16 tetor.

Gjithsesi, skuadrat po konsiderojnë mundësinë që të zhvendosin krejtësisht draftin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final nga krerët e NBA. /Lajmi.net/

Lexo të tjera