Lajme

Dramë e vërtetë, Albin Kurti jep intervistë në Televizionin e Vetëvendosjes

0

Pak javë pasi njoftuan se kanë hapur një kanal televiziv, televizioni i Vetëvendosjes ka vendosur që sonte ta “sfidojë me pyetje të rënda” liderin e saj, Albin Kurtin.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shfaqur përsëri në televizionin e partisë së tij.

Por, këtë herë, për të dhënë një intervistë – të parën në TVV.

Televizioni partiak, për të cilin në adresë të Vetëvendosjes shkuan shumë reagime, ka vendosur që sonte shefin ta “sfidojë me pyetje të rënda”.

Kurti ka folur për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, ndaj të cilës ka adresuar një varg kritikash.

 

 

Lexo të tjera