Rozë

Dua kritikohet ashpër për shkak të udhëtimeve të saj në kohë pandemie

0
dua-kritikohet-ashper-per-shkak-te-udhetimeve-te-saj-ne-kohe-pandemie

Këngëtarja është duke shijuar një pushim me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe miqtë mes pandemisë së koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Fansat i  kanë shkruar  komente jo edhe të mira: ‘Udhëtimi i panevojshëm na vë të gjithëve në rrezik infektimi’,  ka shkruar një komentues.

Në muajin prill, Dua kishte bërë thirrje për qëndrim në shtëpi si pasojë e virusit mirëpo nëntë muaj më vonë ajo fluturoi për në Meksikë me Anwar, pavarësisht se numri i të vdekurve vazhdon të rritet në SH.B.A.

Ndërsa i dashuri i saj, Anwar Hadid kohët e fundit tha se nuk do e marrë vaksinën kundër virusit korona me protekstin se ‘trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë më shumë nga sa mendojmë’.

Ai më vonë sqaroi komentet e tij: ‘Unë nuk jam ‘anti-vax. Unë mendoj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me secilën vaksinë individualisht duke parë efekte pozitive dhe të mundshme negative ‘./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Babai i Dua Lipës publikon foto nga pushimet, ‘dhëndri i Kosovës” merr vëmendje me këtë detaj

Dua Lipa shtatzënë për herë të parë?

 

Lexo të tjera