Rozë

Dua Lipa mahnit publikun me veshjen e saj në “Brit Awards”

0
dua-lipa-mahnit-publikun-me-veshjen-e-saj-ne-“brit-awards”

Dua Lipa, 25 vjeç, do të ngjitet në skenë në Brit Awards 2021 të mbajtur këtë mbrëmje për një performancë, por përpara kësaj ajo pozoi për kamerat në tapetin e kuq dhe sigurisht tërhoqi vëmendjen, shkruan iHeart Radio.

Këngëtarja ktheu kokën në një fustan mini të verdhë, i cili ishte mjaft i shkurtër dhe ekspozonte fizikun e saj të bujshëm. Si pjesë e dukjes të saj të ‘rrezikshme’, ajo shtoi getat seksi në pamjen e saj dhe çizme lëkure me takë të lartë, transmeton lajmi.net.

Krijuesja e hiteve New Rules përfundoi pamjen e saj me një model flokësh të larguara nga fytyra që nga fansat e saj u krahasua me stilin e flokëve që mbante artistja e ndjerë Amy Winehouse. Ajo pozoi me besim për kamerat në poza të ndryshme para se të dilte në vendin e ngjarjes.

Fansat kanë hyrë me shpejtësi në rrjetet sociale për të ndarë mendimet e tyre për veshjen e Duas ku u komplimentua mjaft shumë për stilin e veçantë./Lajmi.net/

Lexo të tjera