Uncategorized

Dua Lipa në një bashkëbisedim me Bernie Sanders tregon rëndësinë e votimit

0

Dua Lipa tash e sa kohë ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe ka treguar kandidatin favorit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një bashkëbisedim me senatorin Bernie Sanders, ku folën lidhur me zgjedhjet.

Dyshja kanë diskutuar lidhur me çështje të ndryshme që e preokupojnë vendin, meqë rast tregojnë se përse duhet secili ta shfrytëzojë të drejtën e votës.

Lipa dhe Sanders kanë folur për çështjen e vrasjes së George Floyd, drejtësisë, të burgosurve, e shumë tema të tjera.

Këngëtarja u shpreh e nderuar që kishte rastin të bashkëbisedonte me senatorin dhe të tregojnë rëndësinë e votës.

Dua thotë se me këto zgjedhje përcaktohen shumë çështje, përfshirë pandemia, puna, shëndeti, ndryshimet klimatike, reformat në polici dhe kriza e refugjatëve.

“Vota juaj është superfuqia juaj, përdore atë”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/

Lexo të tjera