Rozë

Dua Lipa për Joe Biden: Qëndroi me ne kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore

0
dua-lipa-per-joe-biden:-qendroi-me-ne-kur-kosova-u-ballafaqua-me-nje-katastrofe-njerezore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe këtë herë tregoi haptas bindjet politike, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, së fundi kishte disa fjalë për kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në SHBA, Dua tregoi disa prej arsyeve përse po e mbështet Bidenin.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha këngëtarja.

Dua Lipa ditë më parë përmes disa postimeve në Instagram, ka ironizuar edhe me frizurën e Donald Trumpit. /Lajmi.net/

Lexo të tjera