Lajme

DY PERSONA E MASHTROJNË NJË QYTETAR NË MITROVICË – I MARRIN VETURËN BMW X5

0

Dy persona janë arrestuar pasi e kanë mashtruar një qytetar duke ia marr veturën e markës BMW X5.

Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka treguar për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë.

“Sot, më 16.09.2020, rreth orës 15:35, në rrugën ‘Hoxhë Hasan Tahsini’ Mitrovicë, dy të dyshuarit: G.B., v.l. 1997 dhe E.O., v.l. 1991, e kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë automjetin BMW X5 dhe kanë ikur me të në drejtim të veriut”, ka thënë Krasniqi.

Sipas, Krasniqit, “të dyshuarit, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lart cekur. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dëgohen në mbajtje për 48 orë’. /Insajderi.org

Lexo të tjera