Lajme

Dy persona qëllohen me armë zjarri, njëri vdes pranë një spitali vaksinimi për COVID në Paris

0
dy-persona-qellohen-me-arme-zjarri,-njeri-vdes-prane-nje-spitali-vaksinimi-per-covid-ne-paris

Incidenti ndodhi përpara spitalit ”Henry Dunant” në lagjen e 16-të të kryeqytetit francez dhe sulmuesi u largua me një motor, i tha një burim policie agjencisë së lajmeve Reuters.

Një zëdhënës i policisë tha tutje se personi i armatosur, për të cilin dëshmitarët thonë se kishte veshur kapuç, gjuante me armë përpara se të arratisej.

Televizioni lokal tha se personi i vrarë ishte një burrë ndërsa personi tjetër i plagosur ishte një grua, e cila punonte si roje sigurie në një spital, i cili po funksionon gjithashtu si një qendër vaksinimi për COVID-19.

Lexo të tjera