Sport

Dy yjet e Chelsea kthehen në stërvitje para ndeshjes kundër Liverpool

0
dy-yjet-e-chelsea-kthehen-ne-stervitje-para-ndeshjes-kunder-liverpool

Dy transferimet e reja të Chelsea, Thiago Silva dhe Ben Chilwell janë bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Këto dy afrime shihen si shtysë shumë e madhe para një prej ndeshjeve që mund të jetë më e vështira për ‘Blutë’ (së paku në letër).

Përballja kundër kampionëve në fuqi bën që Frank Lampard të jetë në nevojë për gjithë grupin.

Silva dhe Chilwell u transferuan te Chelsea për të dhënë siguri në vijën e mbrojtjes.

Mbetet të shihet nëse ata do të startojnë në përballjen kundër ‘Reds’. /Lajmi.net/

Lexo të tjera