Rozë

“Dy zemra”, publikohet kënga e re e Norës dhe Butrintit

0
“dy-zemra”,-publikohet-kenga-e-re-e-nores-dhe-butrintit

“Dy zemra” titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të veçantë skenike, teksa nëna e një vajze ka mahnitur me dukjen e saj ekstravagante.

Tekstin e ka shkruar vet artisti Imeri në bashkëpunim me Gjikon, teksa për producimin është përkujdesur BigBang, në tërësi Redbox Entertainment, përcjell telegrafi.

Kënga ritmike tanimë gjendet edhe në platformën e AVD Digital në YouTube dhe reagimet e fansave të tyre ishin të menjëhershme dhe shumë pozitive.

Ndonëse kanë bashkuar forcat për të parën herë, Nora dhe Butrinti duket se kanë gjetur një kimi tejet të mirë në muzikë.

Lexo të tjera