Sport

Dybala afër rinovimit me Juventusin

0
dybala-afer-rinovimit-me-juventusin

Argjentinasi është kritikuar shumë për fillimin e dobët këtë edicion, ndërsa sezonin e kaluar fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Seria A, transmeton lajmi.net.

Sipas La Stampa, “Bianconerët” do takohen me Jorge Antun dhe diskutojnë rinovimin e kontratës para fillimit të vitit të ardhshëm.

Thuhet se Dybala kërkon më shumë para se çfarë ofron Juventusi.

27-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022, ndërsa ka zhvilluar 236 ndeshje duke kontribuar me 96 gola dhe 38 asistime./Lajmi.net/

Lexo të tjera