Sport

E bujshme, Angli – Islandë luhet në ”Elbasan Arena”?

0
e-bujshme,-angli-–-islande-luhet-ne-”elbasan-arena”?

Mediat britanike zbulojnë se takimi Angli-Islandë mund të zhvillohet në Shqipëri. Dueli në fjalë, i planifikuar të zhvillohej në Angli, për momentin nuk ka dritën e gjelbër nga qeveria vendase, e cila ka vendosur të ndalojë hyrjen e të gjithë personave të cilët udhëtojnë nga Danimarka, si pasojë e një mutacioni të virusit COVID-19 që ka ndodhur në Danimarkë. Islanda do të luajë në Danimarkë pak ditë para sfidës me Anglinë e si rrjedhojë, nuk lejohet të hyjë në territorin britanik sipas urdhërave të qeverisë.

Në këtë situate ekstreme, po kërkohet një alternativë neutrale dhe sipas mediave britanike, kandidati i parë është Shqipëria. Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë “OK” të saj që ndeshja të zhvillohet në vendin tonë më 18 nëntor, edhe pse në atë ditë do të luhet në “Air Albania” edhe sfida mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Mundësitë që Anglia të luajë ndaj Islandës në Elbasan Arena janë reale dhe tashmë pritet vetëm drita jeshile. /SS

Lexo të tjera