Rozë

“E dua dhe më do”, flet djali me të cilin Tea shkëmbeu puthje dhe sqaron të vërtetën

0
“e-dua-dhe-me-do”,-flet-djali-me-te-cilin-tea-shkembeu-puthje-dhe-sqaron-te-verteten

Tea Trifoni ditë më parë publikoi një video, në të cilën shfaqej shumë e afërt me një mashkull misterioz, shkruan lajmi.net.

Ajo po shkëmbente puthje me djalin në fjalë, ndërsa menjëherë filluan të qarkullojnë thashetheme se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie.

Pasi fshiu videon nga Instagrami, Tea thyen heshtjen dhe tha se djali në video ishte shoku i saj.

“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, iu përgjigj ajo ndjekësve.

Por, së fundi, Geri hyri live me Instagram të Teas dhe vendosi të sqarojë gjithë lëmshin e krijuar nga videoja.

“Jemi thjesht miq me Tean. Unë e dua atë dhe ajo më do mua dhe ajo do tani telefonin e saj”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Lexo të tjera