Lajme

E konfirmon policia: Një granatë dore u gjet në veturën e dyshimtë tek AKI-ja

0
e-konfirmon-policia:-nje-granate-dore-u-gjet-ne-veturen-e-dyshimte-tek-aki-ja

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për lajmi.net ka thënë se kërkimet në vendin e ngjarjes kanë përfunduar në orën 08:40, shkruan lajmi.net.

Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore, teksa edhe vetura në fjalë është konfiskuar.

Kelani ka thënë se në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme.

“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin competent”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

Ndërkaq, policia më herët ka arrestuar personin e dyshuar në veturë.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor”, thuhej në komunikatën paraprake. /Lajmi.net/

Lexo të tjera