Bota

E pabesueshme: Ekipi i Juventusit del në fushë, pavarësisht se Napoli nuk ka udhëtuar fare

0
e-pabesueshme:-ekipi-i-juventusit-del-ne-fushe,-pavaresisht-se-napoli-nuk-ka-udhetuar-fare

Kjo për shkak se Napoli nuk është lejuar nga instituti i shëndetësisë (ASL) të udhëtojë në Torino, pas tre rasteve pozitive me COVID-19.

Rregullorja e Serie A parasheh që vetëm nëse një skuadër ka mbi 10 futbollistë të infektuar, atëherë ndeshja mund të anulohet, siç është rasti i Genoas.

Legia Serie A doli me një komunikatë disa orë më parë, duke njoftuar se nëse lojtarët e Napolit nuk dalin në fushë, atëherë fitorja i takon Juventusit në tavolinë.

Futbollistët e ekipit vendas kanë dalë në fushë, derisa gjyqtari i ndeshjes do të presë 45 minuta për t’i dhënë vërshëllimën ndeshja dhe tre pikët Bardhezinjëve. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera