Fun

E qëron lëvoren, i qëllojnë dy banane në një

0
e-qeron-levoren,-i-qellojne-dy-banane-ne-nje

Tom Symes, 24-vjeçar, bleu disa kilogramë banane në një market lokal, por se nuk kishte arritur ta vërejë se njëra prej frutave ishte dukshmë më e madhe se të tjerat, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Studenti u çudit kur e qëroi bananen, për të cilën supozon se është fruti i tij i preferuar, u shokua kur gjeti dy copë brenda, të bashkëngjitura me njëra-tjetrën.

Ai përfundimisht e kapërceu befasinë dhe hëngri njërën nga to, para se t’i jepte të dytën nënës së tij.

Sipas ekspertëve, rreth pesë përqind e bananeve mund të rriten në këtë mënyrë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera