Lajme

E rëndë që të zhvillojmë mësim online

0
e-rende-qe-te-zhvillojme-mesim-online

Zëvendësdrejtorit i shkollës, Blerim Dalipi, tregoi se pas gjitha përgatitjeve për mësim është e rëndë që të zhvillojnë mësim online.

Dalipi mes tjerash tregoi se pas fillimit të mësimit dhe grumbullimit të nxënësve morën iniciativën që të testojnë personelin arsimor prej ku katër mësimdhënës rezultuan pozitivë.

“Pas fillimit të mësimit dhe grumbullimit të nxënësve filloj dyshimi se mund të jemi të prekur, dëshironim të bënim testim për të gjithë mësimdhënësit dhe të enjten morëm lajmin se katër mësimdhënës janë pozitivë”, tha Dalipi për Klan Kosova.

“Ka pasur disa mësimdhënës që janë testuar individualisht por të enjten janë bërë testimet për 80 mësimdhënësit ku katër nga ta rezultuan pozitivë”.

Dalipi mes tjerash tregoi se për shkak të dokumentacioneve që mund të kenë prekur tashmë të infektuarit shkuan të gjithë ne vetizolim.

“Kemi pasur kontakte me dokumentacione të planifikimeve e për këtë kemi shkuar të gjithë në vetizolim për të ruajtur shëndetin e të tjerëve”, deklaroi Dalipi.

“Masat paraprake janë marrë dhe të gjitha masat kanë qenë në zbatim. Tek cikli i lartë kanë qenë 6 orë bllok mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë mbajtur maskën gjithë kohën”.

Dalipi po ashtu tregoi se pas gjithë organizimit të bërë është e rëndë që të vazhdojnë mësimin online.

“Është bërë organizim shumë i madh nga institucioni për pritjen e nxënësve dhe të ndalemi pas 13 ditëve ka qenë e rëndë për të gjithë ne por shpresojmë që të kthehemi sa më shpejt”.

“Cikli i lartë ka qenë mësim i kombinuar 15 nxënës në shkollë dhe 15 kanë ndjekur mësimin online. Ndërsa tani me platformën B shkojnë të gjithë nxënësit në mësim online”.

Dalipi po ashtu tregoi se janë kujdesur që të gjithë nxënësit të kenë pajisje elektronike për të vijuar mësimin online.

“Qysh në muajin mars kur kemi ndërpre mësimin kemi marrë informacionin se ka nxënës që nuk ka pajisje elektronike dhe menjëherë kemi marrë iniciativën që pajisjet e shkollës të ju dorëzohen atyre me një marrëveshje”.

Për zëvendësdrejtorin skenari më i keq i mësimit është ai online mirëpo mbi të gjitha është shëndeti publik

“Skenari online është më i keqi nuk është i njëjtë sikur ai në shkolla por uroj të shëndeti publik të jetë mirë”.

Lexo të tjera