Luana Vjollca vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet joshëse në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Moderatorja, së fundi me anë të një postimi në Instagram, ka paralajmëruar emisionin e ri, teksa merr vëmendje me paraqitjen.
Ajo ishte veshur e tëra në të zeza në kostum nga brendi “Balmain”, kurse shifrat ishin goxha të larta.
Sipas “Mespermes”, xhaketa e zezë kushton 1.690 euro, kurse pantallonat kapin shifrën prej 1.290 euro.
Ditë më parë, moderatorja u përfol për çmimin e lartë të fustanit nga “Alexander McQueen”, kurse nga të tilla brende ajo vishet vazhdimisht.
Kujtojmë se Luana Vjollca është aktive edhe në muzikë, ajo numëron disa projekte muzikore dhe pritet që shumë shpejt të sjell të reja. /Lajmi.net/
View this post on InstagramReady for my Tv Show #ShikoKushLUAN TONIGHT
A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on