Rozë

E veshur me fanellë, Morena në përkrahje të Kombëtares së Kosovës

0
e-veshur-me-fanelle,-morena-ne-perkrahje-te-kombetares-se-kosoves

Të gjithë shqiptarët kudo në botë po e presin me shumë emocion ndeshjen e sotme futbollistike, shkruan lajmi.net.

Kosova do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Ligës së Kombeve.

Pak orë para ndeshjes, këngëtarja Morena Taraku ka publikuar një foto, ku shihet e veshur me fanellën e Kosovës dhe shkruan “Sonte Kosove”.

Kujtojmë se kënga e fundit nga Morena Taraku është “Bad Girl”, bashkëpunim ky me reperin Stresi.

Projekti në fjalë ka marrë 1 milion klikime në kanalin YouTube, kurse pritet që artistja shumë shpejt të rikthehet me këngë të reja./Lajmi.net/

Lexo të tjera