Sport

E zbulon Romano, këto janë top klubet e interesuara për Haaland, ndër to Reali e Barcelona

0
e-zbulon-romano,-keto-jane-top-klubet-e-interesuara-per-haaland,-nder-to-reali-e-barcelona

Norvegjezi iu bashkua gjigantit gjerman edicionin e kaluar dhe ka shkëlqyer duke pasur vëmendjen e top klubeve evropiane, përcjellë lajmi.net.

Në kontratën momentale, Haaland ka klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro që mund të aktivizohet në vitin 2022, mirëpo top klubet evropiane e duan qysh verën e ardhshme.

Së fundmi, Romano ka zbuluar top klubet evropiane që synojnë transferimin e qendërsulmuesit.

“Man City, Man United, Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Juventus, PSG, Bayern Munich dhe Dortmund. Ai është i fokusuar në Ligën e Kampionëve dhe i lumtur te Dortmund, vendimi përfundimtar do bëhet muajt e ardhshëm”, deklaroi eksperti italian.

Në rast që Haaland kërkon largimin, Dortmund assesi s’do pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro./Lajmi.net/

Lexo të tjera