Sport

Ederson: Gjashtë ose shtatë skuadra janë në garë për titull

0
ederson:-gjashte-ose-shtate-skuadra-jane-ne-gare-per-titull

City dje barazoi me Liverpoolin (1 – 1), ndeshje e zhvilluar në “Etihad”, transmeton lajmi.net.

Braziliani mendon se në këtë edicion nuk do garojnë vetëm dy skuadra, por gjashtë ose shtatë.

“Nuk është sezon i zakonshëm, gjashtë skuadrat e mëdha kanë nisur mirë”.

“Aston Villa, Everton dhe Southamtpon janë duke treguar përformanca të mira. Kanë lojtarët me kualitet dhe kanë pasur përgatitje parasezonale të nivelit të lartë”.

“Ky vit do jetë më ndryshe, do jetë më vështirë dhe mendoj se në garë nuk do jenë dy skuadra, por gjashtë ose shtatë”, deklaroi ai.

City momentalisht renditët në pozitën e 10-të me 12 pikë, gjashtë më pak se lideri Leicester City./Lajmi.net/

Lexo të tjera