Fun

Edhe ata e vuajnë humbjen e nënës si ne

0
edhe-ata-e-vuajne-humbjen-e-nenes-si-ne

Një studim që ka zgjatur 30 vjet dhe ka vëzhguar majmunët në Tai National Park në Bregun e Fildishtë. Ka rezultuar se ekzemplarët meshkuj që kishin humbur nënën në vitet e para të jetës, e arrinin më vonë moshën riprodhuese dhe bënin më pak fëmijë në krahasim me moshatarët meshkuj që kishin patur nënën të paktën deri në moshën e pjekurisë seksuale.

Studiuesit thonë se kjo mund të duket edhe si sjellje e parashikueshme, por në fakt shimpazetë e arrijnë pavarësinë për t’u ushqyer pa nevojën e prindit primar, pra nënës, që në moshën 4-5 vjeç. Por duket se kanë një varësi të zgjatur dhe pavarësisht pjekurisë që arrijnë, qëndrojnë me nënën të paktën deri në moshën 11-vjeçare.

Madje kërkuesit theksojnë, se edhe në rastet kur e humbin nënën në moshën 6-vjeçare, që biologjikisht nuk kanë asnjë nevojë nga ajo pasi janë të aftë të mbijetojnë vetë, ata kanë të njëjtat pasoja, pra tronditje dhe vuajtje për gjithë jetën, vonesa në zhvillim e pjekuri dhe riprodhim të ulët.

Autorët e studimit interesant shprehen se ende nuk janë të qartë, por kërkimet mbi këtë temë vijojnë. /Klan Plus

Lexo të tjera