Bota

Eksperti: Suedia e ka mposhtur koronavirusin, ka arritur ta krijojë imunitetin e tufës

0
eksperti:-suedia-e-ka-mposhtur-koronavirusin,-ka-arritur-ta-krijoje-imunitetin-e-tufes

Kombi Skandinav ishte i vetmi vend në Evropë që nuk mori masa të rrepta bllokimi në fillim të pandemisë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Por shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19 pasi ajo vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga marsi – me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Profesori Kim Sneppen, ekspert i koronavirusit në Institutin Niels Bohr në Kopenhagë, tha se Suedia mund ta ketë mposhtur pandeminë.

“Ekzistojnë disa prova se suedezët kanë arritur të sigurojnë një shkallë të konsiderueshme të imunitetit ndaj virusit”, potencoi ai për Denmark’s Politiken.

“Ndoshta pandemia ka marrë fund në Suedi”, potencoi Sneppen.

Suedia fillimisht u kritikua në fillim të shpërthimit pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë që ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë ajo e Norvegjisë dhe Finlandës. /Lajmi.net/

Lexo të tjera