Fun

Ekzekutohet për herë të parë në 70 vite një femër në SHBA

0
ekzekutohet-per-here-te-pare-ne-70-vite-nje-femer-ne-shba

Një grua nga Kansas është ekzekutuar sot, me datën 13 janar, për herë të parë që nga viti 1953, shkruan lajmi.net.

Kjo e burgosur ishe dënuar me penalltinë më të rëndë pasi mbyti një grua shtatzënë dhe i preu barkun dhe i nxori foshnjën.

Lisa Montgomery, 52 vjeçe, u deklarua e vdekur në 01:31 pas mesnatës, pasi iu dha injeksioni vdekjeprurës në burgun Terre Haute, Indiana.

Ajo ishe e burgosura e 11-të e cila u vra në këtë mënyrë që nga korriku i këtij viti, kur presidenti Donald Trump – i cili mbështetë dënimin me vdekje – e ktheu në fuqi ligjin e ekzekutimit federal pas 17 viteve që ishte shfuqizuar.

Avokatja e Montgomery, Kelley Henry tha se “Të gjithë ata që morën pjesë në ekzekutim duhet të ndjehen të turpëruar, shkruan lajmi.net. Qeveria nuk ndaloi nga asgjë për të vrarë një grua deluzionale, dhe se kjo nuk ishte drejtësi”.

Montgomery ishe një prej tre personave të fundit që janë caktuar të ekzekutohen para javës tjetër, kur presidenti i zgjedhur Joe Biden inaugurohet.

Ai pritet të shfuqizoj përsëri dënimin me vdekje. Edhe pse krimet e Montgomery ishin të rënda, ka shumë njerëz që ishin kundër kësaj vrasje.

Dy personave të tjerë iu është shtyrë gjykimi final, si pasoj se të dy janë infektuar me Covid-19, mirëpo kjo mund të jetë shpëtimi i tyre. Fatkeqësisht jo të gjithë patën këtë fat.

Montgomery në vitin 2004 vrau 23 vjeçen Bobbie Jo Stinnett duke e mbytur me litarë, dhe më pas me thikë kuzhine i preu barkun, i nxori foshnjën, dhe u përpoq të gënjente se ishte foshnja e saj.

Edhe pse ishte vërtetuar se kjo grua kishte probleme mendore, gjykimi i saj nuk ndryshoi, shkruan lajmi.net. Avokatja e saj tha se ajo ishte abuzuar seksualisht si fëmijë, dhe kjo e ka dëmtuar shumë psiqikisht, dhe gjithashtu e gjithë familja e saj kishin probleme mendore të cilat vetëm sa u keqësuan pas incidentit të fëmijërisë.

Montgomery, gjatë kohës kur kreu vrasjen, vuante nga pseudocieza, një sëmundje shumë e rrallë, që shkakton që një grua të besoj se është shtatzënë, dhe kjo ndikon edhe në hormonet e saj që të ndryshojnë sikur ajo të ishte me të vërtetë shtatzënë.

Ajo gjithashtu përjetonte deluzione dhe halucinacione, duke besuar se ajo fliste me Zotin. Ajo kishte udhëtuar nga Kansas në Skidmore, për të blerënjë qen nga Stinnett. Avokatja tha se Montgomery u kthye në vetëdije më vonë gjatë ditës në një parking në Kansas, kur thirri burrin e vet dhe i tha se kishte lindur një vajzë.

Femra e fundit që u ekzekutua ishte Bonny Brown, me 18 dhjetor 1953, për kidnapim dhe vrasje të një djali 6 vjeç. /Lajmi.net/

Lexo të tjera