Sport

“El Clasico”: Tri rekordet që mbahen nga Messi kundër Real Madridit

0
“el-clasico”:-tri-rekordet-qe-mbahen-nga-messi-kunder-real-madridit

Messi këtë të shtunë do përballet me rivalin Real Madrid, skuadër ndaj të cilës mban disa rekorde, raporton  lajmi.net.

Tri rekordet që mbahen nga Messi në “El Clasico”:

1.Me së shumti gola në histori të “El Clasicos”

Messi është golashënuesi në histori të kësaj gare me 26 gola ndaj rivalit, 18 prej tyre në La Liga, gjashtë në Superkupë dhe dy në Evropë.

Lojtari i dytë në këtë listë është Karim Benzema me nëntë gola.

2.Me së shumti asistime në histori të “El Clasicos”

Messi pos që shënon gola, por gjithashtu jep mundësi që bashkëlojtarët të shënojnë gola. Ai ka regjistruar 14 asistime, që është më së shumti në histori të kësaj ndeshje.

3.Në listën me më së shumti het-trik në histori të “El Clasicos”

Messi ka shënuar dy het-trik ndaj Real Madridit, rekord që e ndaj me Jaime Lozcano, Santiago Bernabeu, Paulino Alcantara dhe Ferenc Puskas. Het-triku i pari ishte në vitin 2006/07, derisa i dytë me 2013/14./Lajmi.net/

Lexo të tjera